Zhvillimi Social Dhe Politika Sociale E Bashkësisë Europiane

Zhvillimi Social Dhe Politika Sociale E Bashkësisë Europiane

Zhvillimi Social dhe Politika Sociale e Bashkësisë Europiane
Hyrje

Qëllimi i këtij punimi konsiston në eksplikimin (shpjegimin) e politikës sociale në Unionin Europian. Do të tentohet të paraqitet një pasqyrë e qartë rreth asaj se si ishte politika sociale në Bashkësinë Europiane; si është kjo politikë sot dhe si pretendohet të jetë në të ardhmen. Pra, në fokus të interesimit do të jetë evoluimi i politikës sociale në Unionin Europian dhe kahjet e zhvillimit të mëtejm të kësaj politike.

Politika konsiderohet si shprehje e vlerave dhe preferencave. Analiza politike është sa aktivitet normativ aq edhe aktivitet empirik. Sidoqoftë, përderisa politika specifike apo tërësia e politikave të caktuara mund të shprehin formulime rreth asaj se çfarë duhet bërë, dhe përderisa këto kanë forcën e ligjit, në anën tjetër politika sociale nuk mund të imponoj ndryshime në disa sjellje apo qëndrime. Megjithatë, politika sociale mund të krijoj një ambient të përshtatshëm për ndryshimin e këtyre sjelljeve dhe qëndrimeve.[1]

Konkretisht, autori i njohur i dimensionit social të politikave, Boulding argumentonte se objektivë (qëllim) kryesore e çfarëdo politike sociale është “të ndërtoj komunitetin ( bashkësinë)”.[2] Pra, shqetësim kryesorë i autorëve të ndryshëm të politikave sociale është krijimi i një ambienti në të cilin qeniet njerëzore marrin përgjegjësi për mirëqenien e të tjerëve dhe ku të drejtat individuale nuk kanë prioritet kundrejt të drejtave të komunitetit (bashkësisë). Sido që të jetë, asnjë politikë sociale nuk mund t’ua imponoj njerëzve që t’i bëjnë këto gjëra dhe të integrohen në bashkësi, nëse një gjë të këtillë nuk e dëshirojnë vet njerëzit.[3]

Politika sociale në marrëveshjet për krijimin e Bashkësisë Europiane

Që nga themelimi i Bashkësisë Europiane për Thëngjill dhe Çelik ( BETHÇ ), kanë kaluar dekada të tëra.[4] Marrëveshjet e para me të cilat u themelua Bashkësia Europiane nuk e garantonin europianizimin e atyre mekanizmave që njihen si “...

Similar Essays