Republika Kosova-Republic of Kosovo
Qeveria –Vlada-Government
Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës Ministarstvo za Kosovske Bezbednosne Snage / Ministry for the Kosova Security Force Departamenti I Personelit/ Odsek Za Personal/Department For Personnel Në mbështetje të nenit 145, pika 2, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.03/L-045 për Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ligjin Nr. 03/L-46 për Forcën e Sigurisë së Kosovës neni 9, pika 9.1, nenin 13, dhe rregulloren Nr.01/2008 për Rekrutimin në FSK, Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës shpall: KONKURS Për rekrutimin e pjesëtarëve të rinj të Forcës së Sigurisës së Kosovës Grada; Mbikëqyrësi; Kohëzgjatja e kontratës; Statusi; Vendi; Nënoficer Komandanti/Udhëheqësi i Njësisë 12 vite Aktiv FSK
Republika e Kosovës
Ministria e Forcave të Sigurisë së Kosovës (MFSK) ushtron mbikëqyrje civile dhe kontroll demokratik mbi FSK-në dhe udhëhiqet nga Ministri i FSK-së, i cili i përgjigjet Kuvendit të Kosovës. Ministria është përgjegjëse për zbatimin e politikave qeveritare për sa iu përket çështjeve që ndërlidhen me FSK-në dhe po ashtu do të veprojë edhe si shtabi i nivelit më të lartë të FSK-së. Forca e Sigurisë së Kosovës është forcë krejtësisht vullnetare e ndërtuar nga të gjitha shtresat e shoqërisë. Misioni i Forcës së Sigurisë së Kosovës, si instrument i sigurisë është që ta mbështesë Qeverinë e Republikës së Kosovës. Detyrat fillestare të Forcës së Sigurisë janë; Të marrë pjesë në operacionet për reagim ndaj krizave, përfshirë operacionet në mbështetje të paqës. Kjo do të përfshijë operacionet jasht territorit të Republikës së Kosovës, ku do të ftohet për këtë qëllim; të ndihmojë autoritetet civile në përgjigje ndaj fatkeqësive natyrore, fatkeqësive dhe emergjencave tjera, madje edhe si pjesë e një përpjekjeje reaguese regjionale apo ndërkombëtare; të kryej shkatërrimin e mjeteve shpërthyese; të ndihmojë autoritetet civile përmes operacioneve të mbrojtjes civile. Forca e...